Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
ANALIZA/ Pse fundi i luftës në Ukrainë mund të jetë i hidhur për Putinin?!
Nga Nju Jorku, Marko Caka Pas më shumë se tre vjetësh lufte të përgjakshme, Ukraina vazhdon të qëndrojë heroikisht përballë agresionit rus. Çdo ditë, populli ukrainas mbron jo vetëm tokën e vet, por edhe parimet e sovranitetit dhe lirisë që janë themel i rendit ndërkombëtar. Por pavarësisht sakrificave, fati i kësaj lufte nuk do të vendoset vetëm në fushën e betejës, por ai do të përcaktohet në zyrat e Uashingtonit. Nëse Shtetet e Bashkuara, nën ndikimin ose drejtimin e Donald Trump, vendosin të mbështesin fuqishëm Ukrainën me armatim modern, si raketat me rreze të gjatë Tomahawk, balanca e fuqisë do të ndryshojë rrënjësisht. Rusia, e cila prej fillimit e justifikoi pushtimin si “operacion special”, e ka zbuluar tashmë fytyrën e vërtetë imperialiste me synimin për...