Reshjet e dendura, situata drejt normalizimit në Shkodër

Reshjet e dendura, situata drejt normalizimit në Shkodër

Pas reshjeve intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e mbrojtjes civile,  në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse,  po ndjekin nga afër situatën në të gjithë territorin e vendit. Sipas ministrit të Mbrojtjes,  Pirro Vengu, qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë. Që prej mëngjesit të sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren,  veçanërisht në bashkinë Vau Dejës,  ku situata është drejt stabilizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht. Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit,  po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Ndërkohë,  në bashkinë Fushë Arrëz dhe njësinë administrative...