Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 19-vjeçar shqiptar, Flavio Saraçi, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. Tragjedia ka ndodhur të premten, më 24 tetor, në provincën e Pistoias. Sipas mediave italiane, i riu është gjetur pa shenja jete në dhomën e gjumit nga vëllai i tij më i vogël, i cili pasi hyri për ta kontrolluar, e gjeti të rrëzuar. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës, i riu ndërroi jetë. Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Flavio ishte një djalë i njohur në zonë për fizikun e tij atletik dhe pasionin për sportin. Ai nuk kishte pasur më parë probleme shëndetësore, ndaj vdekja e tij...