Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kriza në Kosovë/ Kurti: Mandati i ri nuk fillon! Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja!
Albin Kurti, kryetar i LVV KOSOVE- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Kurti ka shpjeguar në rrjetet sociale se në Kuvend u dështua të zgjidhej qeveria e re e propozuar prej tij. “Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai. Prej disa javësh, Kosova është në krizë. Sot, Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re të Kosovës me mandatar Albin Kurtin. Kryeministri që...