Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ngatërresë në Francë: Brigitte Macron rezulton si “Jean-Michel” në sistemin e taksave
Brigitte Macron, gruaja e Presidentit francez FRANCE- Një episod i pazakontë ka ndodhur në Francë, ku bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, është regjistruar gabimisht me një emër mashkullor në portalin zyrtar të administratës tatimore. Rasti u zbulua në një dokumentar të kanalit BFMTV, ku drejtori i administratës së Zonjës së Parë rrëfeu se gjatë një kontrolli rutinë, në shtatorin e vitit të kaluar, sistemi kishte regjistruar Brigitte Macron me emrin “Jean-Michel” në vend të atij të saj të vërtetë. Hetimet e mëvonshme zbuluan se nuk bëhej fjalë për një gabim teknik, por për një ndërhyrje të jashtme të qëllimshme në bazën e të dhënave. Pas njoftimit të autoriteteve, Pallati Élysée e mori rastin seriozisht dhe Brigitte Macron bëri një kallëzim penal. Hetuesit kanë...