Nga skena në front, ja kush është balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

Nga skena në front, ja kush është balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

Baleti ishte jeta e tij para luftës. Tani, rreshteri Oleksandr Dushakov është ushtar në një njësit të Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili është aktiv pranë zonës së luftës në lindje të vendit. “Kam qenë balerin. Në fakt, zyrtarisht ende jam. Merrem me të qysh nga fëmijëria ime, e kam traditë familjare”, tha Dushakov për Radion Evropa e Lirë (REL), në një intervistë në një hapësirë pyjore jo shumë larg Kupianskut, një qytet në rajonin e Harkivit, i cili po përballet me trysni të madhe nga forcat ruse. “Gjyshërit e mi ishin valltarë. Edhe nëna ime do të kishte vallëzuar, por kishte shikim të dobët dhe në atë kohë nuk kishte lente kontakti, prandaj u bë pianiste shoqëruese… Dhe ajo vetë është balerinë. Bashkëshortja ime...