Albin Kurti nuk siguron votat për krijimin e qeverisë, DW: Kosova po shkon në një krizë të re institucionale

Albin Kurti nuk siguron votat për krijimin e qeverisë, DW: Kosova po shkon në një krizë të re institucionale

albin kurti KOSOVË- Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re të Kosovës me mandatar Albin Kurtin. Kryeministri që qeverisi në Kosovë për më shumë se katër vjet, mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Kurtit i duheshin të paktën 61 vota, si minimumi i nevojshëm. 52 deputetë të partive të deritashme opozitare votuan kundër, ndërsa 4 abstenuan. Kryeparlamentari i Parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, pas dështimit që Kurti ta marrë shumicën e nevojshme për ta bërë qeverinë e re, tha se "tash përgjegjësia kalon te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani”, e cila, siç ka deklaruar më herët, do t'i thërrasë të gjitha partitë politike, nëse ndonjëra nga to siguron shumicë parlamentare. Reagimet e partive...