Rusia e Putinit në “shok” ekonomik: Borxhe, armë dhe kontroll totalitar

Rusia e Putinit në “shok” ekonomik: Borxhe, armë dhe kontroll totalitar

Analizë e The Telegraph Kur forcat speciale ruse morën nga një avion privat në Siberi në tetor 2003 ish-oligarkun Mikhail Khodorkovsky, njeriun më të pasur të Rusisë dhe kritik të hapur të presidentit Vladimir Putin u shënua një moment kyç në vitet e para të regjimit të Putinit. Khodorkovsky kontrollonte kompaninë e naftës dhe gazit Yukos dhe u arrestua si i pari oligark që përballej me burgun gjatë asaj periudhe represioni ndaj çdo shenje kundërshtimi. Pas rrënimit të kompanisë së gazit, u shënua fundi i çdo lloj ekonomie tregu të hapur ose transparence në Rusi. 22 vjet më vonë, Rusia është kthyer në një shtet totalitar dhe Putin duket se sërish e sheh Khodorkovskyn si një kërcënim serioz. Këtë muaj, shërbimi federal rus i sigurisë...