Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Telefonata e Trump dhe kryeministres japoneze/ President i SHBA-së viziton Japoninë të hënën
Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump ka thënë se forcimi i aleancës së vendeve të tyre është "prioriteti kryesor" i qeverisë së saj. Në telefonatën e tyre të pare, Takaichi thotë se Japonia është "një partner i domosdoshëm" për sa i përket strategjive të SHBA-së ndaj Kinës dhe Indo-Paqësorit. "I përcolla Presidentit Trump se forcimi i Aleancës Japoni-SHBA është përparësia kryesore për politikën e jashtme dhe të sigurisë të administratës sime. Ne konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për ta ngritur më tej Aleancën në nivele të reja." Presidenti Donald Trump i cili dëshiron që Tokio dhe aleatët e tjerë të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake do të vizitojë Japoninë të hënën dhe do të...