Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DETAJE / Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve grevistë në Fier
Në ditën e 12- të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi. Vetëm pak minuta më parë ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i grevistëve cenohet, ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre. Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë urie dhe kërkesat e tyre kryesore janë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Në një prononcim dy ditë më parë për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, 10 naftëtarët në grevë...