Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, Osmani do të nis konsultimet me partitë politike

Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, Osmani do të nis konsultimet me partitë politike

Kosova E Diel, 26 Tetor 2025 12:35 Pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese. Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes. “Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, ka thënë Kupina. Dështimi i sotëm shënon një pengesë të madhe në procesin politik në vend, pasi pas tetë muajsh përpjekjesh për të formuar një shumicë parlamentare, kjo nuk u arrit./Telegrafi/