Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nje javë pas grabitjes spektakolare në muzeun e Luvrit, policia franceze arreston dy persona
Policia franceze ka arrestuar dy persona në lidhje me grabitjen spektakolare të bizhuterive në muzeun e Luvrit, e cila ndodhi të dielën e kaluar. Të dy të dyshuarit, rreth 30 vjeç dhe banues në zonën e Saint-Denis, dyshohet se ishin pjesë e grupit katër anëtarësh që kryen grabitjen. Njëri prej tyre u kap në aeroportin Charles de Gaulle ndërsa përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë. Sipas hetimeve, grabitësit përdorën një kamion me platformë ngritëse, veshën jelekë të verdhë dhe helmeta dhe hynë në sallën “Apollon” përmes një dritareje, duke vjedhur bizhuteri mbretërore me vlerë të përafërt 88 milionë euro. Ata arritën të largoheshin me dy motorë, duke lënë pas një pjesë të bizhuterive dhe disa objekte të përdorura gjatë grabitjes. Hetuesit e policisë grumbulluan prova në...