Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier
Një 63-vjeçar në fshatin Grykë të Fierit është arrestua pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur. Blutë bëjnë me dije se motori i drejtuar nga 63-vjeçari doli nga rruga dhe si pasojë ai mbeti i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Top Channel