Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Fier/ Këmbësorja përplaset nga një automjet, e plagosura transportohet me urgjencë në spital
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Mercedes, i cili drejtohej nga një vajzë. Ngjarja ka ndodhur teksa këmbësorja ishte duke kaluar në vijat e bardha. Si pasojë e goditjes, automjeti Mercedes është përplasur edhe nga pas nga një tjetër mjet tip Volkswagen, që po ashtu drejtohej nga një vajzë. Në aksident janë përfshirë tre vajza, dy drejtueset e mjeteve dhe këmbësorja. E lënduara është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Top Channel