Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident tragjik në Romë, makina që po garonte në rrugë i merr jetën 20-vjeçares
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Cristoforo Colombo në Romë, ku 20-vjeçarja Beatrice Bellucci, e njohur si “Bibbi”, humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një BMW që po ecte me shpejtësi. Sipas hetimeve të para, ky aksident mund të ketë qenë pasojë e një gare makinash, ku shoferi i BMW-së humbi kontrollin dhe përplasi Mini Cooper-in, duke e dërguar makinën përtej rrugës, e cila u përplas me një pemë. Kjo tragjedi ndodhi pasi BMW-ja, me të cilën po udhëtonin dy të rinj, mund të ketë qenë pjesë e një gare me një automjet tjetër, i cili, sipas hetimeve, mund të ketë ikur nga vendngjarja pas aksidentit. Makina e goditur nga BMW-ja, që transportonte Beatricen dhe shoqen e saj Silvia, po udhëtonte...