SHBA-ja vendos aeroplanmbajtëse afër Venezuelës, Karakasi fillon ushtrimet ushtarake për tu mbrojtur nga operacionet amerikane

SHBA-ja vendos aeroplanmbajtëse afër Venezuelës, Karakasi fillon ushtrimet ushtarake për tu mbrojtur nga operacionet amerikane

Venezuela zhvilloi të shtunën ushtrime ushtarake për të mbrojtur brigjet e saj nga “operacionet e fshehta” të mundshme të autorizuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino. “Ne po kryejmë një stërvitje mbrojtëse bregdetare që filloi 72 orë më parë për të mbrojtur veten jo vetëm nga kërcënimet ushtarake në shkallë të gjerë, por edhe nga trafiku i drogës, kërcënimet terroriste dhe operacionet e fshehta që synojnë destabilizimin e vendit”, tha Padrino. Donald Trump konfirmoi disa ditë më parë se kishte autorizuar operacionet e CIA-s në Venezuelë. Këtë javë, ai tha se po shqyrtoheshin sulmet tokësore kundër karteleve të drogës që ai tha se vepronin në Venezuelë. Uashingtoni do të vendosë një aeroplanmbajtëse në Karaibe, zyrtarisht si pjesë e operacioneve...