DW/Kosovë: A do të arrijë Kurti të krijojë qeverinë e re?

DW/Kosovë: A do të arrijë Kurti të krijojë qeverinë e re?

Kosova E Diel, 26 Tetor 2025 10:20Albin Kurti do të paraqesë sot para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar.Fotografi: Erkin Keci/Anadolu/picture alliance Albin Kurti paraqet sot para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar. Kurti nuk ka njoftuar nëse ka siguruar shumicën e nevojshme. Partitë e deritashme opozitare nuk pranojnë koalicion me Kurtin.Tetë muaj pas zgjedhjeve i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, do të provojë sot (26.10.) të arrijë në një seancë parlamentare një shumicë për të krijuar qeverinë e re. Megjithë insistimin e gazetarëve kryeministri në detyrë nuk pranoi të thotë, nëse ka arritur marrëveshje për koalicion me ndonjë nga subjektet politike parlamentare. Mundësitë për koalicionLëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, arriti të fitojë në zgjedhjet e fundit parlamentare...