Mbushën fshatrat e Kuçovës me kanabis, 1 në pranga, 2 të tjerë ende në kërkim! Një tjetri i gjejnë 17 mijë paund britanik në shtëpi

Mbushën fshatrat e Kuçovës me kanabis, 1 në pranga, 2 të tjerë ende në kërkim! Një tjetri i gjejnë 17 mijë paund britanik në shtëpi

Një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021 është zbardhur nga policia e Kuçovës, duke vënë në pranga një person, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. "Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat, finalizuan pas një hetimi disa vjeçar operacionin "Kultivimi", ku si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë. Të tre këta shtetas dyshohet se në  vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë...