Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Kush janë “rebelët”, kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për 5 bashki
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit janë zyrtarizuar ditën e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa të shtunën përfundoi edhe afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës. Partia Socialiste ishte e parë forca politike që shpalli kandidatët e saj në 5 bashki të vendit ku do të zhvillohen zgjedhjet, ndërsa nga ana e opozitës ajo që bie në sy, është prezenca e shtuar e kandidatëve të pavarur. Dionis Sota, kandidat i pavarur, do të mbështetet nga Partia Demokratike për të garuar përballë Brunilda Mersinit, në Vlorë. Në Berat, opozita ka zgjedhur të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, duke sfiduar kandidatin socialist Ervin Ceca. Në Cërrik, Amarildo Hoxha garon si kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës,...