Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për zgjedhjen e Qeverisë së re, a ka Albin Kurti 61 votat e nevojshme
Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot në orën 10:00 një seancë vendimtare me një pikë të vetme në rend dite zgjedhjen e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë dhe mandatar për formimin e ekzekutivit, Albin Kurti, pritet të paraqesë para deputetëve përbërjen e kabinetit të tij qeveritar. Seanca do të tregojë nëse Kurti do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë. Nëse dështon të marrë mbështetjen e shumicës, Kurti do të bëhet mandatari i parë që nuk arrin të formojë qeverinë në përpjekjen e parë, ndryshe nga të gjitha rastet e mëparshme kur mandatarët kanë marrë votëbesimin e Kuvendit menjëherë. Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se, nëse sot nuk arrihet marrëveshje, ajo do të thërrasë të gjitha...