Qeveria Kurti 3, Kuvendi i Kosovës vendos sot

Qeveria Kurti 3, Kuvendi i Kosovës vendos sot

Kosova E Diel, 26 Tetor 2025 08:50 Albin Kurti sot ka ditën e fundit sipas mandatit që ka marrë nga Vjosa Osmani për të prezantuar kabinetin e tij qeverisës dhe programin qeverisës në rolin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Deputetët do të mblidhen në seancën e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga ora 10:00, por për formimin e ekzekutivit të ri nevojiten 61 vota. Në rast të mosformimit, Albin Kurti do të bëhet mandatari i parë që do të dështojë për krijimin e qeverisë së re, pasi në të gjitha proceset e tjera për formimin e qeverisë mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash herën e parë. Presidentja Osmani ka theksuar se...