Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekale dhe kimike

Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekale dhe kimike

Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, uji që na mban gjallë po bëhet pasqyrë e dështimeve tona. Raporti i pare i monitorimit “Active Water II” zbulon një Shqipëri ku liqenet urbane, kanalet kulluese dhe plazhet mbajnë brenda tyre ndotje masive fekale, kimike dhe ngërç institucional. Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme urbane dhe bujqësore, ngarkesë të lartë bakteriale dhe rrezik eutrofikimi, me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin publik, ekonominë vendore dhe rrugën drejt standardeve...