Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ultimatumi i ri i Trumpit për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të dorëzuar trupat e pengjeve
Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin që të kthejë menjëherë trupat e pengjeve brenda 48 orëve të ardhshme, përndryshe vendet e tjera të përfshira në marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme do të ndërmarrin veprime. Presidenti amerikan, në një postim, theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe shprehu besimin e tij se ajo mund të jetë “e qëndrueshme”. Megjithatë, ai theksoi se për të ruajtur këtë paqe, Hamasi duhet të kthejë trupat e pengjeve, përfshirë dy qytetarë amerikanë. “Hamasi duhet të fillojë t’i kthejë trupat shpejt”, theksoi ai, duke shtuar se disa janë të vështira për t’u rikuperuar. Megjithatë, Trump tha se “trupat e tjerë mund të kthehen tani dhe për ndonjë arsye nuk po”. Ai sugjeroi që kjo vonesë...