Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fatmir Pjetri goditi me hekur në kokë gardianin, çfarë ndodhi gjatë planit për arratisjen nga “Burgu 313”: U dëgjuan zhurma dhe të bërtitura
“Rreth orës 14:20 ai është njoftuar nga përgjegjësi specialisti i trups Gëzim Rramushi se i paraburgosuri Lulzim Çepele kishte prerë damarët e dorës së djathtë. Për këtë shkak ai është dërguar në infermieri për ndihmë mjekësore, dhe më pas ai vetë ka shkuar atje dhe ka folur ndihmës mjeken që rekomandoi se Lulzim Çepele ka nevojë për qepje të plagës, gjë që duhej bërë në spital. Për këtë ai ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë të Përgjithshme, Drejtorin e institucionit dhe Shefin e Policisë, për të bërë shoqërimin e Lulzim Çepeles për në Spitalin e Traumës. Njëkohësisht ka njoftuar shoferin e ambulancës për të ardhur në IEVP dhe marrë të dëmtuarin. Gjatë kohës që ai ishte duke pritur ardhjen e personelit, rreth orës 14:55, ka...