Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak

Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Heggeseth deklaruan qëllimin e tyre për të vazhduar sulmet ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine, duke shkaktuar reagime negative dhe sfida ligjore. Trump deklaroi: “Ne do t’i vrasim ata që sjellin drogë në vendin tonë. E dini, ata do të vdesin.” Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së iu drejtua më pas karteleve: “Ne do të sillemi me ju ashtu siç u sollëm me al-Kaedën. Do t’ju gjejmë. Do të hartëzojmë rrjetet tuaja. Do t’ju ndjekim dhe do t’ju vrasim.” Megjithatë, sipas Financial Times, përshkallëzimi i veprimeve ushtarake në Detin e Karaibeve pranë Venezuelës dhe Paqësorit lindor, përfshirë vendosjen e një grupi sulmues të aeroplanmbajtësve të premten, ka tërhequr kritika të...