Një nga të burgosurit preu damarët, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nisën realizimin e planit të arratisjes: Momenti i ajrimit…

Një nga të burgosurit preu damarët, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nisën realizimin e planit të arratisjes: Momenti i ajrimit…

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja për tentativën e arratisjes së dy të burgosurve nga 313 në vitin 2021. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet e gjithë kronologjia e ngjarjes, si të burgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf nga pjesa e ajrimit. Policia pasi ka pikasur lëvizje të dyshimta, nga të paraburgosurit, ka nisur të vihet në lëvizje. “Punonjësi i i vëzhgimit të ajrosjes Bledar Kurti deklaron se ka marrë shërbimin si çdo ditë në orën 08.00. Pasi ka marrë çelësat te oficeri i rojës është futur brenda në sektor në godinën ”A”, ku ka shkuar në vendin e punës i cili është lart te vendi...