Kamala Harris: Jam e hapur të rikthehem në politikë, SHBA do ketë një presidente femër

Kamala Harris: Jam e hapur të rikthehem në politikë, SHBA do ketë një presidente femër

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka deklaruar hapur se po e konsideron një kandidim të ri për Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se “nuk e ka mbyllur” me politikën. Në një intervistë për BBC-në, Harris është pyetur nëse do të jetë ajo gruaja e parë presidente e SHBA-së. “Mbase,” u përgjigj ajo, duke lënë të hapur mundësinë për një garë të re presidenciale. Ajo theksoi se nipat e saj do të shohin një presidente femër gjatë jetës së tyre. Harris përsëriti paralajmërimet e saj të fushatës, duke thënë se Donald Trump po sillet si fashist dhe po përdor institucionet federale për qëllime politike. Si shembull, ajo përmendi pezullimin e komedianit Jimmy Kimmel nga ABC pas një shakaje për vdekjen e Charlie Kirk. “Ai nuk duron...