Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse
Autoritetet britanike asgjësuan fabrikën e parë ilegale, që prodhonte ilaçe për humbje peshe në Mbretërinë e Bashkuar. Operacioni në Northampton çoi në sekuestrimin më të madh të regjistruar ndonjëherë të këtyre medikamenteve. Policia ka sekuestruar mijëra gjilpëra boshe për humbje peshe, gati për t’u mbushur me përbërës kimik të papërpunuar dhe më shumë se 2000 prej tyre pa licencë, që do t’u dërgoheshin klientëve. Gjithashtu gjatë operacionit të autoriteteve britanike, u gjetën 20 mijë paund, nën dyshimin se janë përfituar nga kjo vepër penale. “Këto produkte janë të patestuara, të paautorizuara dhe potencialisht vdekjeprurëse, ndaj njerëzit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur blejnë ilaçe në internet dhe t’i marrin ato vetëm nga një farmaci e regjistruar”, tha Andy Morling, kreu i njësisë së zbatimit...