Detektiv, turist apo thjesht një kalimtar? Zbardhet misteri i burrit me kapele që u shfaq para Luvrit menjëherë pas vjedhjes

Detektiv, turist apo thjesht një kalimtar? Zbardhet misteri i burrit me kapele që u shfaq para Luvrit menjëherë pas vjedhjes

Ndër misteret e vogla të vjedhjes në Muzeun e Luvrit të dielën e kaluar është identiteti i një burri që u fotografua vetëm pak orë më vonë në vendin e krimit, ndërsa mbante në dorë një çadër, ndërsa veshur mbante një pallto të errët, një jelek bezhë dhe një kapelle. Pozicioni i drejtë dhe eleganca pak e pazakontë për modën e sotme, që binte në sy krahas imazhit të dy policëve të mbështetur lehtë mbi makinën “Peugeot”-in e shërbimit, tërhoqën vëmendjen e Melisa Chen, bashkëpunëtore e gazetës britanike The Spectator, e cila shpërndau imazhin në rrjetin social X duke sugjeruar se bëhej fjalë për një detektiv francez. Në shiun e talljeve dhe shakave ndaj francezëve dhe referencave për inspektorin Clouseau që u përhapën në rrjet...