Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Vartësit e Ballukut, në pranga” Sqaron gazetarja: Nga hetimet kuptova se po shkohej drejt saj
Gazetarja Klodiana Lala, ka vijuar më tej duke folur për hetimet e SPAK ndaj vartësve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të ministres së Energjisë si ish-kreu i ARRSH-së Ervis Berberi dhe ish-drejtori i KESH Benet Beci, e Gentian Gjyli. Lala tha se duke parë rrjedhën e hetimeve, vartësit e Ballukut ishin ose nën hetim, ose në pranga ose të pandehur, kishte kuptuar se prokurorët e posaçëm po shkonin drejt ministres Belinda Balluku. Por ajo shprehu kritika ndaj SPAK duke kërkuar transparencë për hetimet ndaj numrit 2 të qeverisë. “Në SPAK ka shumë çështje të tjera që po hetohen dhe që kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë, aeroporti i Vlorës, projekte që janë akuzuar më së shumti nga opozita dhe cfarë unë shihja, kuptohej...