Osmani nga Berlini: Qëllimi ynë i përbashkët është ta afrojmë Kosovën edhe më shumë me BE-në

Osmani nga Berlini: Qëllimi ynë i përbashkët është ta afrojmë Kosovën edhe më shumë me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në forumin Berlin Global Dialogue, ku tha se synimi kryesor i angazhimeve të saj në këtë platformë është avancimi i agjendës evropiane të Kosovës dhe forcimi i partneriteteve ndërkombëtare. Në një postim në Facebook, presidentja u shpreh se vizita në Berlin ishte e mbushur me takime të rëndësishme dhe bashkëbisedime të dobishme me përfaqësues të politikës dhe biznesit ndërkombëtar. “Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian. Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politik e biznesor për diskutime rreth...