Vidhnin biçikleta dhe motomjete elektrike në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Vidhnin biçikleta dhe motomjete elektrike në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mjetet”, duke vënë në pranga dy autorë të dyshuar për një seri vjedhjesh biçikletash dhe motomjetesh elektrike gjatë muajve shtator dhe tetor. Në pranga kanë rënë shtetasi R. M., 18 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje. Pas një pune hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike nga zonat ku kishin ndodhur vjedhjet, u arrit të zbardhen 9 raste të grabitjeve të kryera në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Dy të arrestuarit, sipas Policisë, vepronin në bashkëpunim dhe shënjestronin biçikleta e monopatina elektrike të parkuara pranë banesave apo bizneseve. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse të rinjtë janë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme. Materialet procedurale i...