Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
SPAK thërret Ballukun të hënën, Rama për Deutche Welle: Drejtësia bën punën e vetë!
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me mediumin 'Deutche Welle', teksa ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue. Gazetari i DW e ka pyetur Ramën lidhur me pretendimet e fundit në media, se zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur në SPAK. Kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë koment ndërsa u shpreh se drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm. Gazetari i DW: Si i komentoi rastet e fundit lidhur me zonjën Balluku, sepse në të gjitha mediat kam lexuar që ka një thirrje për bisedë apo çfarë është? Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast...