Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dyshimet për gjininë e volejbollistes së Dinamos, reagon Federata Shqiptare e Volejbollit
Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, ka trazuar sportin shqiptar pasi ankesat e klubeve të Vllaznisë dhe Pogradecit kanë çuar në pezullimin e saj. Federata Shqiptare e Volejbollit ka kërkuar nga klubi i Dinamos një ‘test gjinie’ për 32-vjeçaren. Ndërkohë, në një reagim të FSHV-së thuhet se FSHV ‘mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit’. Interesant është fakti se në njoftim, Federata e quan volejbollisten ‘zonja (znj)’, duke u munduar mos jetë diskriminuese me një rast shumë delikat për dinjitetin njerëzor. Njoftimi i plotë i FSHV-së: Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të...