Thyente xhamat e makinave dhe më pas i grabiste, pranga 37-vjeçarit! Sendet i fshihte.. (VIDEO-EMRI)

Thyente xhamat e makinave dhe më pas i grabiste, pranga 37-vjeçarit! Sendet i fshihte.. (VIDEO-EMRI)

Një 37-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga në policia e Durrësit pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale.  Për grabitjet Vehap Kapaj lëvizte me biçikletë. Më pas, ai përdorte automjetin e tij tip ‘Benz’ për të transportuar dhe fshehur sendet e vjedhura.  Nga hetimet e kryera 37-vjeçari rezulton si autor i 5 vjedhjeve me thyerje, teksa vijon puna për zbardhjen e grabitjeve të tjera.  Operacioni për kapjen e tij u kodua “Refleksi”.  Njoftimi i policisë:  Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”. ...