Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale të shoferëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale të shoferëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës. Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi me iniciale V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit. 37-vjeçari ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të...