SHBA vendos anijen luftarake më të madhe në botë drejt Karaibeve, Maduro akuzon Trump: Po nis një luftë të re

SHBA vendos anijen luftarake më të madhe në botë drejt Karaibeve, Maduro akuzon Trump: Po nis një luftë të re

Bota E Shtunë, 25 Tetor 2025 09:25 Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “po sajojnë një luftë”, pasi Uashingtoni ka dërguar aeroplanmbajtësen më të madhe në botë drejt Karaibeve, një veprim që shihet si përshkallëzim i madh i pranisë ushtarake amerikane në rajon. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të premten që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, e cila mund të mbajë deri në 90 avionë, të largohej nga Mesdheu dhe të zhvendosej drejt Detit të Karaibeve. “Ata po fabrikojnë një luftë të re të përjetshme”, tha Maduro për mediat shtetërore. “Premtuan se nuk do të përfshiheshin më kurrë në luftë, dhe tani po sajojnë një të tillë.” SHBA ka rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Karaibe, duke...