Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vuçiç i “prerë”: Serbia mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030, por s’do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030, por theksoi se nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës. “Unë besoj se ekzistojnë shanse të tilla. Por ekziston një çështje tjetër, çështja e Kosovës. Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Vuçiç në një intervistë për radiotelevizionin publik RTS. Sipas tij, Serbia mbetet e rrezikuar politikisht nga situata gjeopolitike dhe se rreziku më i madh do të vinte nga një “luftë e vërtetë” midis Evropës dhe Rusisë. “Nëse do të shpërthente një luftë e vërtetë midis Evropës dhe Federatës Ruse, ky do të ishte rreziku më i madh. Ne duhet të shmangim përfshirjen në çdo mënyrë dhe duhet të ruajmë neutralitetin tonë...