Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në
Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, shkruan Auron Dodi. Bëhet fjalë kryesisht për disa deklarata publike, të anëtarëve të njohur të CDU-së, parti konservatore e qendrës së djathtë. Dhe të politikanëve rajonalë, që përballen me rezultatet zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD. Si shembuj: fillimisht ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber, që kërkoi t’i jepet fund politikës së izolimit të AfD-së. Ai kërkoi “reflektim për një politikë të re të vijës së kuqe”. Të tjerë politikanë e mbështetën. Ish-kryetari rajonal i CDU-së në landin e Tyringenit, Mike Mohring, i tha revistës Politico se “qytetarët duan që qeveritë të përfaqësojnë shumicën e votuesve”. Ai tha se vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në ka qenë i mirë “për vetëafirmimin...