Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA

Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA

Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat. Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në rrezik të mos marrin pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA, të së ashtuquajturës “mbyllje”. “Nëse SHBA nuk i sigurojnë fondet në kohë, qeveria federale do të marrë përsipër fillimisht kostot e pagave të tetorit”, i njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Financave portalit online tagesschau.de. Ministria “do të fillojë procesin për të autorizuar një shpenzim të jashtëzakonshëm prej afërsisht 43 milionë eurosh”. “Sapo SHBA t’ia paguajnë...