Bashkia Mat, betonizim minimal, propagandë maksimale

Bashkia Mat, betonizim minimal, propagandë maksimale

Bashkia Mat ka njoftuar me bujë përfundimin e 'përmirësimit të infrastrukturës rrugore' në lagjen Bozaj të fshatit Lis, ku sipas njoftimit është betonuar një segment malor prej vetëm 200 metrash. Ky investim, i cilësuar nga bashkia si një arritje e madhe, e cila nuk është më shumë se një përpjekje për propagandë në rrjetet sociale, më shumë sesa një ndryshim real në jetën e qytetarëve. Në një kohë kur shumë rrugë të tjera të bashkisë janë në gjendje të mjerueshme, me gropa, rrëshqitje dherash dhe mungesë ndriçimi, betonizimi i 200 metrave paraqitet si “sukses”, duke ngritur dyshime për mungesë transparence në shpërndarjen e fondeve dhe për prioritetet e menaxhimit vendor. Bashkia duhet të fokusohet te rrugët që lidhin zonat rurale me qendrën e Matit dhe jo të shfaqet...