SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilin Uashingtoni e akuzon se ka dështuar të frenojë trafikimin e paligjshëm të drogave. Edhe gruaja dhe djali i tij janë sanksionuar. “Presidenti Petro ka lejuar kartelet e drogës që të lulëzojnë dhe ka refuzuar që të ndalë këtë aktivitet”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, përmes një njoftimi për këtë vendim. “Presidenti [amerikan, Donald] Trump po ndërmerr veprime të fuqishme për të mbrojtur kombin tonë dhe kjo e bën të qartë se ne nuk do të lejojmë që droga të trafikohet në shtetin tonë”, shtoi ai. Sanksionet vijnë në mes të një mosmarrëveshjeje midis Petros dhe Trumpit, me liderin kolumbian që e ka akuzuar homologun e tij amerikan për “ekzekutime...