Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Lidhje me kartelet e dogës, SHBA sanksione presidentit kolumbian dhe familjes së tij
Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, një përshkallëzim i ri i tensioneve midis Uashingtonit dhe Bogotás lidhur me trafikun e drogës dhe çështje të tjera me rëndësi dypalëshe. Në një njoftim për shtyp, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se lideri i majtë ‘ka lejuar që kartelet e drogës të lulëzojnë dhe ka refuzuar të ndalojë këtë aktivitet.’ Sanksionet përfshijnë Petron dhe bashkëpunëtorët e tij, kryesisht bashkëshorten, djalin dhe disa zyrtarë të lartë kolumbianë. Vendosja e sanksioneve pasqyron gjithashtu tensionet e vazhdueshme mes Petros dhe administratës së Trump, pasi presidenti kolumbian ka kritikuar rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Hemisferën Perëndimore në emër të luftës kundër karteleve të drogës. Më herët, Petro kishte dënuar edhe mbështetjen e...