No Image Available

Patos/ Segmenti rrugor Frashër–Belinë, rrugë në agoni prej vitesh – banorët: “Jemi lënë në harresë”

VIDEO Segmenti rrugor Frashër–Belinë në bashkinë Patos është kthyer në një simbol të neglizhencës institucionale. Në një gjatësi prej rreth 2 kilometrash, rruga është tërësisht e amortizuar, plot çarje, gropa dhe dëmtime të theksuara në asfalt, duke u bërë makth për drejtuesit e mjeteve dhe fermerët e zonës.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Banorët që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë për të shkuar në tokat e tyre bujqësore, thonë se prej vitesh janë ankuar pa rezultat, ndërsa gjendja është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” “Jemi lodhur duke u ankuar. Askush nuk vjen të shohë gjendjen reale. Makina dëmtohet çdo ditë dhe rrezikojmë aksidente”, shprehen ata të indinjuar.Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI...