Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
6 vjeçarja ndërron jetë në spital! Nga flakët humbi nënën dhe vëllain
6-vjeçarja nuk ja doli, dhe ndërroi jetë në spitalin e QSUNT-së, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës. Ajo pësoi plagë të rënda nga flakët që i përpinë banesën e saj në Maliq. Më 19 tetor, zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari ku për pasojë ndërruan jetë Rrahime Hazisllari 40 vjeç dhe djali i saj Luka Hazisllari 13 vjeç. Vajza 6-vjeçare e familjes, Nefel Hazisllari u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUNT-së në Tiranë.