SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

Në sulmin e kryer gjatë natës ndaj një anijeje që dyshohet se po operohej nga një bandë venezuelase e trafikimit të drogës janë vrarë gjashtë persona në Detin e Karaibeve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, më 24 tetor. Veprimi i fundit ushtarak e çon në të paktën 10 numrin total të sulmeve amerikane ndaj të dyshuarve për trafik droge në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke lënë të paktën 43 persona të vrarë, sipas një përllogaritjeje që ka bërë AFP-ja, bazuar në të dhënat amerikane. Hegseth njoftoi për sulmin përmes një postimi në X, duke shfaqur një anije që shkatërrohet nga një shpërthim. “Gjashtë narkoterroristë ndodheshin në bord gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare dhe ishte sulmi i parë i kryer...