Përfshihet nga flakët kabina elektrike e  një pallatit 5-katësh, ja çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët kabina elektrike e një pallatit 5-katësh, ja çfarë dyshohet

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “Liri Gero” në Fier. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre. Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.