Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Polemika në Greqi për ndalimin e protestave pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur
Vazhdojnë polemikat në Greqi për monumentin e Ushtarit të Panjohur në sheshin Sintagma të Athinës, dy ditë pas miratimit të një ligji nga shumica konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili ndalon zhvillimin e protestave pranë këtij monumenti-ikonë, që ndodhet jashtë parlamentit dhe ka shërbyer shpesh si pikë referimi për demonstrata. Amendamenti ka shkaktuar kritika të ashpra nga partitë opozitare, të cilat akuzojnë qeverinë për mungesë tolerance dhe për nxitje të përçarjes në shoqëri. Sipas kryeministrit Mitsotakis, ndryshimet e reja transferojnë përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e monumentit tek Ministria e Mbrojtjes, duke synuar “të mbrojnë dhe forcojnë normalitetin”. Sheshi përpara monumentit është shndërruar kohët e fundit në vend takimi për familjarët e viktimave të tragjedisë hekurudhore të Tempit, që ndodhi më 28 shkurt 2023....