10.2 milionë turistë/ Vizitorët vijnë jo vetëm gjatë stinës së pushimeve në Shqipëri

10.2 milionë turistë/ Vizitorët vijnë jo vetëm gjatë stinës së pushimeve në Shqipëri

Nga bregdeti tek malet, nga qytetet historike tek zonat rurale, Shqipëria ka pritur 10.2 milionë turistë të huaj gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë një rritje prej 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Jo më vetëm një destinacion i verës, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Përveç gushtit, edhe shtatori ka qenë një muaj i fortë për turizmin, me rreth 1.26 milionë hyrje, që përfaqësojnë një rritje prej gati 10%. 95% e vizitorëve vijnë nga Evropa, ku Evropa Jugore zë 69% të totalit, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me 12% dhe Evropa Qendrore e Lindore me 11%. Përveç pushimeve, të huajt po e...