Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tre shqiptarë në paraburgim në Britani, pas sekuestrimit të 203 kg kokainë me vlerë 17 milionë paund
Tre shtetas shqiptarë janë lënë në paraburgim nga autoritetet britanike, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të Klasit A, pasi policia sekuestroi 203 kilogramë kokainë në Dartford, Kent. Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), të cilit i referohet Top Channel, të arrestuarit janë Njazmir Ograbati, 32 vjeç, Hajri Kapo, 35 vjeç, dhe Genti Tota, 32 vjeç. Të tre akuzohen për përfshirje në furnizimin dhe shpërndarjen e drogës me vlerë të përafërt prej 17 milionë paund. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Partneritetin kundër Krimit të Organizuar, një strukturë e përbërë nga oficerë të Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Policisë Metropolitane. Të arrestuarit u paraqitën disa ditë më parë në Gjykatën e Magjistraturës në Maidstone, ku gjykata vendosi që ata të qëndrojnë...